Një bashkëpunim mes dy formateve të njohura, Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello në Itali, po vjen këtë javë dhe ka ngjallur menjëherë vëmendje në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Grande Fratello-s iu komunikua se një konkurrente nga edicioni kosovar do t’u bashkohet për disa ditë. Bëhet fjalë për Dolcen, një nga banoret më të komentuara të BBVK, e cila në videon prezantuese u prit me shumë entuziazëm. Dolce pritet të jetë banorja që do trazojë dinamikat në shtëpinë italiane, ndërsa produksioni ka premtuar surpriza të tjera gjatë ditëve në vijim.
