Real Madrid do të luajë derbin e xhiros së 32-të të La Ligës në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.
Kundërshtari i tij është Athletic Bilbao dhe madrilenët duhet të fitojnë, pasi Barcelona mori të tri pikët ndaj Celta dhe rriti epërsinë e saj në shtatë pikë, transmeton KosovaPress.
Mediat spanjolle kanë njoftuar se trajneri Carlo Ancelotti do të shkarkohet në rast humbjeje, ndërsa Sporti katalanas ka shkruar se pasuesi i tij do të jetë Xabi Alonso, ish-lojtar i Real Madridit, i cili prej dy sezonesh drejton Bayer Leverkusen.
Reali donte ta sillte verën e kaluar, pasi Alonso fitoi kurorën e dyfishtë në Gjermani dhe luajti në finalen e Ligës Evropa. Megjithatë, mesfushori i njohur ka vazhduar kontratën me Bayer. Në rast se arrihet një marrëveshje, opsioni më real është që Alonso ta merr skuadrën në verë pas përfundimit të sezonit në Bundesligë.
Për të bindur Leverkusen që të heqë dorë në negociata, Reali është gati t’u ofrojë gjermanëve Arda Guler, mesfushorin 20-vjeçar turk. Këtë sezon, ai ka tre gola dhe shtatë asistime në 34 paraqitje, por ka luajtur vetëm nëntë herë. Ai ka kontratë me ekipin madrilen deri në verën e 2029 dhe vlerësohet 45 milionë euro.
