William Saliba duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Arsenali përkundër spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Real Madridi nuk është në bisedime për të nënshkruar me William Saliba.
Pavarësisht thashethemeve të fundit, nuk ka pasur asnjë kontakt mes klubit dhe mbrojtësit të Arsenalit.
Saliba është në listën e dëshirave të Realit, megjithatë Los Blancos nuk kanë bërë asnjë përpjekje deri më tani.
Nga ana tjetër Arsenali është në bisedime me lojtarin për t’i zgjatur kontratën deri në vitin 2030.