Udhëheqësi i rebelëve Houthi tha se grupi rebel jemenas do të vijojë të sulmojë anijet e lidhura me Izraelin.
“Operacionet tona detare kundër anijeve do të vazhdojnë për sa kohë që vazhdon agresioni i Izraelit në Rripin e Gazës”, tha Abdul Malik al-Houthi.
Rebelët jemenas sulmuan dhe fundosën dy anije me flamur liberian të operuara nga kompani greke.
Anijet Eternity C dhe Magic Seas u sulmuan dhe u fundosën përgjatë ditëve të funidt.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të Magic Seas u shpëtuan para se të fundosej.
Katër anëtarë të ekuipazhit të Eternity C dyshohet se kanë vdekur.
Dhjetë të tjerë janë gjetur gjallë, ndërsa njëmbëdhjetë rezultojnë të zhdukur.
Që nga fundi i vitit 2023, Huthit kanë sulmuar dhjetëra anije në brigjet e Jemenit që besojnë se janë të lidhura me Izraelin, dhe më pas anije amerikane, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku po zhvillohet lufta midis Izraelit dhe Hamasit.
