Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël përkrahin Kasamin në raundin e dytë më 2 nëntor

nga D. V.

Shkup, 29 tetor –  Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor, sot ka vizituar shtabet e Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël, ku është pritur nga një numër i madh i aktivistëve dhe banorëve.

Në një postim në Facebook, Kasami shkruan se Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë më të bashkuara dhe më të forta për më 2 nëntor, kur edhe siç thotë, do të vuloset fitorja përfundimtare për Tetovën.

“Vizituam shtabet tona në Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël, ku u pritëm në një atmosferë plot entuziazëm, bashkim dhe besim në vizionin tonë për Tetovën. Falënderim të sinqertë për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që na dha mbështetje të madhe më 19 tetor”.

“Tani Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë edhe më të bashkuar edhe më të fortë për më 2 nëntor, ditën kur Tetova do ta vulosë përfundimisht fitoren e punës, ndershmërisë dhe vizionit”, shkruan Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More