Refuzohet kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës

nga Xh M

Shkup, 21 janar – Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës.

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Levica, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga Levica e braktisi mbledhjen.

Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More