Regjistrimet në USHCM, për brucoshët mbi 9700 vende të lira

nga D. V.

Shkup, 19 gusht – Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup sot dhe nesër është paraqitja e parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2025/2026.

Sipas Konkursit të USHCM-së, në 23 fakultete në përbërjen e tij janë gjithsej 9719 vende të lira. Prej tyre, 4683 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 4081 vende për studentë të rregullt me vetëfinancim dhe 955 për studentë të çrregullt.

Si dhe në vitet e kaluara, më shumë vende të lira ka për regjistrim në programet studimore të Fakultetit të shkencave të informatikës dhe inxhinierisë kompjuterike- FSHIIK (1020), Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore (910), Fakultetit Filozofik (880), në Filologji (810), Fakultetin e Mjekësisë (760), në Ekonomi (700), Fakultetin e Drejtësisë (610) dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit-FIET (590).

Studentët e rregullt të cilët janë financuar nga buxheti i shtetit do të paguajnë participim prej 200 euro, ndërsa ata të studimeve me vetëfinancim dhe studentët e çrregullt do të paguajnë nga 400 euro.

Në Konkursin e publikuar të USHCM-së theksohen kushtet dhe kriteret për regjistrim, afatet, dokumentet e kërkuara dhe mënyrën e aplikimit.

Para paraqitjes së afateve të theksuara në Konkurs, çdo kandidat i interesuar duhet të regjistrohet në www.upisi.ukim.mk dhe të plotësojë paraqitjen elektronike nga iKnow-sistemi.

Sot dhe nesër është afati i parë për paraqitjen e kandidatëve, afati i dytë do të jetë më 11 dhe 12 shtator, ndërsa afati i tretë ku do të ketë vende të lira- më 24 shtator të vitit 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More