Reshje të borës me intensitet të dobët në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, ndalesa aktive për automjete të rënda në disa akse rrugore

nga Xh M

Shkup, 14 janar – Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Nga LAMM njoftojnë se ndalesa aktive për automjete të rënda transportuese ka në disa akse rrugore – Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Shtrazë – Kërçovë, Strumicë – Berovë dhe Tetovë – Kodra e Diellit.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” i njoftojnë të gjithë pronarët e veturave në aksin rrugor qendra e skijimit Mavrovë – Bunec përmes Nikiforovë dhe Leunovë t’i largojnë veturat e tyre për shkak të mos ndërprerjes së punës të ekipeve të ndërmarrjes publike. Theksojnë se NP “Rrugët e Maqedonisë” me gjithë mekanizmin në dispozicion dhe fuqinë e punës është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.

Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve tona kujdestare.

Përkujtojnë se nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, e cila do të zgjasë deri më 15.03.2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More