Reshjet janë të mirëseardhura për bujqësinë, moti i favorshëm për mbjelljen e kulturave të vjeshtës

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Reshjet e shiut janë të mirëseardhura në këtë periudhë, plotësojnë lagështinë në tokë dhe furnizojnë kulturat bujqësore me sasinë e nevojshme të ujit, thonë agrometeorologët.

Këto kushte klimatike, theksojnë, janë të favorshme për mbjelljen e kulturave të vjeshtës që po zhvillohet.

“Është shumë e rëndësishme të ruhen kushtet optimale për mbjellje: zgjedhja e llojit, cilësia e farës, kushtet klimatike, cilësia e dheut, lagështia dhe ushqimi. Vetëm në këtë mënyrë mbjellja mund të jetë e suksesshme. Koha e mbjelljes ka rëndësi të madhe, pasi mund të ndikojë ndjeshëm në rezistencën ndaj temperaturave të ulëta, sepse direkt ndikon në kohën e daljes së farës, dimërimin e bimëve dhe ndaj prodhimit. Kushtet e dheut janë gjithashtu shumë të rëndësishme, dheu duhet të jetë mirë i përgatitur, me praninë e një sasie të mjaftueshme të lëndëve ushqyese të lehta për t’u përdorur, me cilësi fizike të mirë dhe lagështi të moderuar”, shpjegojnë agrometeorologët nga DPHM-ja.

Ata kujtojnë se është në proces mbjellja e disa kulturave hortikulturore, si dhe mbledhja e pjesës së mbetur të kulturave perimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More