ITALI – Mateo Retegui mori çmimin “Paolo Rossi Award” në Coverciano. Sulmuesi italian, golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar në Serie A me Atalantën (25 gola) mori çmimin prestigjioz nga Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIF).
Presidenti i shoqatës Umberto Calcagno dhe drejtori i përgjithshëm Gianni Grazioli, ia dhanë çmimin sulmuesit Retegui, i cili këtë sezon do të luajë në Arabinë Saudite, në qendrën e grumbullimit të kombëtares italiane.
B.T (Dosja.al)
