Prishtinë, 12 tetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon votat e numëruara nëpër komuna. Sipas statistikave fillestare, në Skenderaj janë numëruar mbi 7 përqind të votave, ku del se Sami Lushtaku nga PDK ka marrë 80,52% ose 3,186 vota.
Pas tij është, Hysni Mehani i LVV-së, ka marrë 11,98% ose 474 vota dhe Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj ka marrë 7,51% ose 297 vota.
Përndryshe, totali i votave në këtë komunë është 54,413 dhe deri tash janë numëruar 3,957 prej tyre.