Rezultatet preliminare të KQZ-së

nga Xh M

Rezultatet preliminare të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 55.77% të votave.

PDK 25.39%, LDK 8.99%, AAK me partnerë të koalicionit, 5.00%.

Rezultatet preliminare të KQZ-së, VV 37.18%,PDK 25.10%, LDK 17.28%, AAK-ja 8.86%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 25.10% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.28% të votave.

Sipas numërimit të deritashëm AAK-ja me partnerë të koalicionit ka 8.86% të votave.

Nis publikimi i rezultateve preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet preliminare.

Publikimi i tyre po bëhet online në platformën “Rezultatet”, derisa po përditësohen në kohë reale.

KQZ: Mbi 40 për qind, dalja në zgjedhje

Mbi 40 për qind ka qenë dalja në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas të dhënave të procesuara nga më shumë e 90 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.

Siç ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 789 mijë qytetarë.

KQZ i numëroi mbi 1,890 qendra të votimit, dalja e qytetarëve mbi 39.16%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:21 janë numëruar votat në 1,894 qendra të votimit.

Kjo i bie se numri i votuesve është 642 mijë e 838 votues nga 1,970,944 sa kanë të drejtë vote.

Në përqindje i bie 39.16%.

Nis numërimi i votave në qendrat e votimit

Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka filluar numërimi i votave në këto qendra ku është organizuar procesi i sotëm zgjedhor.

kp po qëndron në një qendër votimi në kryeqytet, ku nga afër po përcjell procesin e votimit të numërimit të votave nga komisionerët.

Për herë të parë mediat e akredituara lejohen të vëzhgojnë procesin e numërimit të fletëvotimeve në vendvotime për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.

Procesi zgjedhor ka filluar në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të cilat u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07:00, janë mbyllur në ora 19:00.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues.

KQZ-ja pritet të dalë me të dhëna për numrin e saktë të votuesve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More