Riat Alii emërohet kryeshef i SPB-së në Tetovë

nga Xh M

Shkup, 6 korrik – Riat Alii, është emëruar ushtrues detyre kryeshef i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.

Alii ka përvojë 20 vjeçare në Polici, fillimisht si pjesë e uniformës, ndërsa më vonë edhe si inspektor në antidrogë, dhe së fundmi si inspektor i lartë në sektorin e krimeve të përgjithshme.

Riat Alii, vjen në këtë pozitë të cilën deri më tani e ka mbajtur Shefik Bajrami, që kur u emërua në dhjetor të vitit të kaluar.

Rijat Alii merr detyrën me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa paraprakisht ishte këshilltar i lartë i tij në Qeverinë teknike. Riat Alii sot mori detyrën nga paraardhësi i tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More