Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – nëntë ndeshje do të luhen në dy orare

nga D V

Liga e Kampionëve rikthehet sërish para ekranit, ku sot (e martë) do të ketë një maratonë ndeshjesh, pasi do të luhen nëntë të tilla.

Ndeshjet janë paraparë të luhen në dy termine, me fillim nga ora 18:45 dhe në 21:00. 

Dy sfidat e para që do të luhen më herët janë ato mes Monacos dhe Aston Villas dhe Atalanta dhe Sturm Graz. 

Me fillim nga ora 21:00, Barcelona do të synojë të sigurojë biletën e kualifikimit tutje me një fitore në Portugali si mysafir i Benficas. 

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të luhet në Madrid mes Atletico Madridit dhe Bayer Leverkusen po ashtu në ora 21:00, ku vetëm një pikë i ndan këto dy skuadra. 

Ndeshjet që do të zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve: 

18:45 Atalanta – Sturm Graz 

18:45 AS Monaco – Aston Villa 

21:00 Atletico Madrid – Bayer Leverkusen 

21:00 Benfica – Barcelona 

21:00 Bologna – Borussia Dortmund 

21:00 Club Brugge – Juventus 

21:00 Crvena Zvezda – PSV 

21:00 Liverpool – Lille 

21:00 Slovan Bratislava – Stuttgart 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More