Rio Ferdinand ka emëruar lojtarin të cilin beson se ish-klubi i tij Manchester United duhet ta transferojë në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Tifozët e United janë të etur për të parë klubin e tyre duke bërë biznes në ditën e fundit të afatit kalimtar, veçanërisht pasi ata u mposhtën me rezultat 2-0 nga Crystal Palace të dielën.
Duke folur pas humbjes ndaj Palace, Amorim tha se drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për ta përforcuar ekipin para mbylljes së afatit kalimtar, por nuk duan të përsërisin gabimet e së kaluarës.
Amorim raportohet se dëshiron një sulmues të ri në ‘Old Trafford’ pasi e bëri reprezentuesin danez Patrick Dorgu blerjen e tij të parë tek United.
Ferdinand në ndërkohë është pajtuar që United ka nevojë për përforcime në sulm dhe ka emëruar sulmuesin nigerian Victor Osimhen, si lojtarin që do të donte ta shihte tek klubi anglez.
“Një numër nëntë natyral. Victor Osimhen, unë do të shkoja me Osimhen si huazim. Merreni atë si huazim, nëse është e mundur do ta transferoja atë”, ka thënë Ferdinand.
Osimhen ka qenë në formë spektakolare këtë sezon në Superligën e Turqisë, duke shënuar 17 gola në 21 ndeshje për Galatasaray.