Risi drejt së ardhmes.

nga Redaksia

Roli i teknologjisë në të ardhmen globale është vendimtar. Me temën “Risi drejt së ardhmes” ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe nga bota e sipërmarrjes shprehën opinionet e tyre për Grupin Mediatik të Kinës(CMG). Ata u ndalën tek zhvillimi teknologjik në Shqipëri, roli i risive teknologjike në jetën e individit dhe shoqërisë, si dhe ndikimin e zhvillimit të Kinës në këtë panoramë.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se teknologjia po ndryshon rrënjësisht mënyrën si konceptohet siguria, qoftë në nivel personal apo institucional. Ai theksoi se sfidat e reja kërkojnë zgjidhje të sofistikuara, ku inteligjenca artificiale dhe sistemet e mbikëqyrjes luajnë rol kyç.
Lidhur me modelin kinez të zhvillimit teknologjik Softa tha se “Kina është një shembull që duhet ndjekur, por nuk është e lehtë. Ai vend ka ecur me ritme të jashtëzakonshme, me një strategji të qartë dhe me burime të mëdha. Ne duhet të mësojmë nga mënyra si ata planifikojnë, si investojnë në teknologji dhe si e lidhin atë me çdo aspekt të jetës. Por duhet ta bëjmë këtë në mënyrë të përshtatur me realitetin tonë. Nuk mund të kopjojmë verbërisht, por mund të marrim frymëzim”.
Sipërmarësi Isa Krasniqi solli një perspektivë nga sektori i turizmit, duke vënë në dukje se teknologjia po e transformon përvojën e udhëtimit. Nga rezervimet online te realiteti virtual që prezanton destinacione, ai argumentoi se turizmi po bëhet më i aksesueshëm dhe më i personalizuar.
Duke shprehur dëshirën për të parë ng afër zhvillimin teknologjik të Kinës, Krasniqi vuri në dukje “Dua ta shoh nga afër se si funksionon teknologjia atje, si është integruar në jetën e përditshme dhe si ka ndikuar në zhvillimin urban dhe turistik. Kina është një shembull i jashtëzakonshëm i përparimit teknologjik, dhe mendoj se ka shumë për të mësuar prej saj jo vetëm si ekspert turizmi, por edhe si qytetar që beson në fuqinë e inovacionit”
Ndërsa pedagogia dhe eksperte e ekonomisë Romina Radonshiq analizoi ndikimin ekonomik të teknologjisë, duke theksuar se inovacioni është motor zhvillimi për tregjet globale. Ajo veçoi Kinën si një fuqi që po udhëheq në investime teknologjike, duke ndikuar në ekuilibrat ekonomikë dhe strategjikë në botë.
“Kina është një mundësi e madhe për zhvillim, sidomos për vende si Shqipëria që janë në faza të rëndësishme të tranzicionit ekonomik dhe teknologjik. Ajo që më bën përshtypje është mënyra si Kina ka arritur të ndërtojë një ekosistem të fuqishëm inovacioni, ku teknologjia nuk është thjesht një sektor, por një filozofi zhvillimi. Ne mund të përfitojmë shumë nga bashkëpunimi me Kinën përmes investimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe modeleve që ata kanë ndërtuar me sukses” tha Radonshiq
Të tre ekspertët gjatë panelit u shprehën se e ardhmja është e lidhur ngushtë me zhvillimet teknologjike dhe se Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë drejtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More