Ristovski: Nevojitet bashkëpunim në Ballkan për të shnëdrruar potencialet në sukses

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në fjalimin e sotëm hyrës “Samiti Rajonal i Sportit – Shkup 2025”, u angazhua për një bashkëpunim më të madh rajonal ndërmjet faktorëve sportiv të vendeve të rajonit.

“Ballkani ka talenta, Ballkani ka energji, por për t’i shndërruar këto potenciale në suksese na nevojitet bashkëpunimi. Këtu nuk jemi për të garuar me fjalë, por për të u bashkuar në veprim. Ky samit duhet të jetë fillimi i një ere të re të bashkëpunimit sportiv në Ballkan, një erë e diplomacisë sportive, respektit të ndërsjellë dhe zhvillimit rajonal përmes qëllimeve të përbashkëta. Sporti është e ardhmja, ndërsa të ardhmen e krijojmë së bashku tani. Besojmë se diskutimet e sotme do të sjellin partneritete të reja, ide të reja dhe një vizion që do të na udhëheqë vitet në vijim. Misioni ynë është të ndërtojmë një sport të drejtë, një sport të aksesueshëm dhe frymëzues për të rinjtë, që ata të besojnë se e ardhmja është në duar të tyre, për kompanitë të shohin vlerë në mbështetje, ndërsa për shtetet të kuptojnë se sporti është një urë për mirëkuptimin dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, theksoi Ristovski.

Shkupi sot është nikoqir i Samitit të parë Rajonal të Sportit nën moton “Sporti si identitet kombëtar dhe vizion për të ardhmen”. 

Në samit ndër të tjerë marrin pjesë edhe ministrat e Sportit të Republikës së Serbisë, Zoran Gajiq, i Malit të Zi, Dragosllav Shçekiq, si dhe nikoqiri, ministri i Sportit të Maqedonisë së Veriut, Borko Ristovski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More