Shkup, 23 korrik – Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në konferencën për shtyp me rastin e Festivalit evropian rinor olimpik (FERO) Shkupi 2025 sot deklaroi se ngjarja është “festë e vërtetë për sytë” dhe përfitim i madh për sportin në vend.
Ministri Ristovski theksoi se ky tubim, në të cilin marrin pjesë mbi 4.000 sportistë të rinj ga 49 vende të Evropës dhe në të cilin Maqedonia si nikoqire është e përfaqësuar me 181 garues në të gjitha 15 disiplinat, është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme ssportive që do të thotë promovim i Maqedonisë në botë, por edhe promovim i vlerave të vërteta sportive mes popullatës së re.

Ministri i Sportit theksoi se për shtetin, Komitetin olimpik të Maqedonisë dhe Ministrinë është me rëndëssi të tregohet kjapaciteti për organizim të garave të mëdha sportive, duke i inkuruajuar federatat të aplikojnë për ngjarje evropiane dhe botërore për të cilat, siç tha, përveç logjistikës, Ministria do të sigurojë edhe mbështetje financiare.
Spiros Kapralos, kryetar i Komitetit evropian olimpik, ndau përshtypje nga rrjedha e deritanishme e Festivalit evropian rinor olimpik në Shkup.
Daniel Dimevski, kryetar i komitetit organizativ dhe Komitetit olimpik të Maqedonisë, e cekën rëndësinë për shtetin dhe suksesin sportiv.

Në garat e deritnaishme u vendos edhe rekord i ri në kërcim me shtizë në konkurrencën rinore, nga ana e esstonezes Alika Inkeri Moser e cila kërceu në lartësi prej katër metrave e 52 centimetrave në arenën “Boris Trajkovski”, duke e tejkaluar rekordin e deritanishëm të amerikanes Amanda Mol për një centimetër, që u relaizua para tre viteve.
Ajo në ngjarjen e sotme theksoi se ka nder dhe kënaqësi që është pjesë e festivlait dhe që suksesin e arriti mu këtu.
Gjatë kësaj jave, Shkupi, Kumanova dhe Osijeku janë nikoqirë të Festivlait deri tani më të madh evropian rinor olimpik (FERO), i cili tuboi mbi 4000 sportistë të rinj nga 49 vende dhe ekipin e refugjatëve.
