Rita Ora shfaqet në formë të shkëlqyer gjatë një mbrëmjeje në Los Angeles me Jodie Turner-Smith dhe Vas Morgan

nga D. V.

Rita Ora, 34 vjeçe, u pa të hënën në mbrëmje në Los Angeles duke kaluar kohë me mikeshën e saj të ngushtë, aktoren Jodie Turner-Smith dhe mikun e tyre të përbashkët, Vas Morgan, teksa shijonin një darkë në restorantin luksoz Matsuhisa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante e njëkohësisht të relaksuar, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një këmishë të zezë të hapur që zbulonte barkun e saj të tonifikuar, të kombinuar me pantallona ngjyrë gri – një zgjedhje që i jepte një pamje moderne dhe të sofistikuar. Rita dukej e buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, Jodie Turner-Smith, 38 vjeçe, kishte zgjedhur një veshje me stil për këtë dalje publike – një bluzë të zezë transparente që zbulonte barkun, të kombinuar me xhinse të larta në bel dhe një çantë të markës Burberry.

Miku i tyre i përbashkët, Vas Morgan, kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë dhe komode – me një kanotierë të zezë dhe xhinse të hapura në ngjyrë.

Ndërsa grupi po shijonte mbrëmjen në Los Angeles, në anën tjetër Jodie Turner-Smith po përballet me një tjetër kthesë në betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së saj Juno, me ish-partnerin Joshua Jackson.

Aktori i njohur nga seriali Dawson’s Creek, ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm të marrëveshjes për kujdestarinë, duke pretenduar se Turner-Smith ka ndërruar shkollën e vajzës pa pëlqimin e tij dhe ka zgjedhur një institucion që ndodhet jashtë distancës së caktuar prej 45 minutash nga shtëpia e tij.

Me paraqitjen e saj elegante dhe sharmin që e karakterizon, Rita dëshmoi edhe një herë se është një nga figurat më të pëlqyera dhe me ndikim në skenën ndërkombëtare. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More