Roberto Martinez ka shpjeguar arsyen pse Cristiano Ronaldo merr ende ftesë nga Portugalia ani pse është 40-vjeçar.
Pasi bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2003, Ronaldo vazhdon të ftohet nga shteti i tij 22 vite më vonë.
Ronaldo ka 217 paraqitje në emrin e tij dhe ka realizuar 135 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar.
Pavarësisht moshës së tij, ai po vazhdon ta dëshmojë prezencën e tij për Portugalinë dhe Al-Nassr, me qëllimin që të arrijë shifrën e 1000 golave në karrierë.

Përzgjedhësi i Porutgalisë, Martinez ka thënë për Coaches Voices arsyen pse ai vazhdon ta ftojë pesë herë fituesin e Topit të Artë.
“Kur flas për një lojtar si Cristiano Ronaldo, unë gjithashtu e vlerësoj atë në bazë të tri aspekteve kryesore. Talenti i tij është i padiskutueshëm, ai është njëri prej më të mirëve në histori të futbollit”.
