Rohde e konfirmon se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

nga D V

Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi për RTK se Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman.

Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi.

Ambasadori Rohde konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën. /RTK/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More