Roja e pyllit dhe dy zyrtarë policorë kanosen nga një person që transportonte dru, i dyshuari arrestohet në fshatin Vatë

nga D. V.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se të martën rreth orës 18:00, stacioni policor në Kaçanik është njoftuar nga dy zyrtarë policorë se, gjatë realizimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, në bashkëpunim me një roje pylli në fshatin Vatë, Parku Nacional “Sharri”, rreth orës 17:30 janë kanosur nga një person i dyshuar, i cili po transportonte dru me një automjet të tipit “xhip”.

Në njoftim thuhet se dy patrulla policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku i dyshuari, R. D.,38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More