Roma seriozisht pas Chiesas, takohet me agjentin shqiptar që përfaqëson yllin italian

nga D V

Federico Chiesa është prioriteti numër një i Romës dhe trajnerit Daniele De Rossi për sezonin e ri.

Sulmuesi italian po mendon largimin nga Juventusi pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025 dhe nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për rinovimin e saj.

Ishte supozuar se Napoli ishte favorit, veçanërisht me ardhjen e trajnerit të ri Antonio Conte në Stadio Diego Armando Maradona.

Megjithatë, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se agjenti i lojtarit, shqiptari Fali Ramadani është takuar me Lina Souloukoun dhe drejtorin sportiv Florent Ghisolfin.

Nuk është sekret që Daniele De Rossi beson se Chiesa mund të rigjallërojë karrierën e tij me Romën pasi luftoi me ashpërsinë taktike të Max Allegrit.

Në takim është biseduar përveç Chiesas edhe për sulmuesin afrikan Jeremie Boga që gjithashtu e kërkon Roma dhe është nën menaxhimin e Fali Ramadanit.

Juventusi është gati ta shes yllin e saj, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga largimi i Chiesas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More