Ronaldo drejt rikthimit në Europë?

nga Xh M

Cristiano Ronaldo është në fund të kontratës në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez ende nuk ka marrë një vendim, por nuk pritet të rinovojë me arabët.

Një gjë është e sigurt. Legjenda e futbollit do të vijojë edhe për një sezon tjetër të jetë aktiv teksa sipas mediave të huaja ai po konsideron rikthimin në ligat e Europës.

Nuk bëhet fjalë për Premier League, por po tundohet nga ideja për të luajtur në kampionatin turk ose në kampionatin francez.

Endrra e madhe e Ronaldos është që të luajë një ndeshje me të birin në fushë, si shok skuadre ose si rival. Shohim nëse do ta realizojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More