Rradhë të gjata në Qafë Thanë, pritjet deri në 40 minuta

nga Xh M

Qafë Thanë, 13 prill – Në pikën kufitare të Qafë Thanës janë raportuar radhë të gjata automjetesh. Fluksi vjen kryesisht nga vizitorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Pritjet e automjeteve sipas informacioneve shkojnë deri në 40 minuta, ndërkaq mësohet se aktualisht po punohet me tre sportele.

Në këtë pikë kufitare aplikohet kalimi me një ndalesë, ku kontrollorët e dy palëve qëndrojnë në një kabinë. Orët e pikut mbeten paraditja dhe mbrëmja, pasi qytetarët kthehen përsëri në vendet e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More