Rrahje në Kumanovë, arrestohen pesë persona

nga Xh M

Policia e Kumanovës ka arrestuar pesë persona të moshës prej 19 deri në 32 vjet për shkak të një zënke në objektin hotelerik në Kumanovë “Garnizon”, kumtoi sot SPB Kumanovë

“Sot në orën 00:10, nëpunës policor nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.A. (26), H.R. (21), Z.E. (22), A.R. (32) dhe SH.SH. (19) të gjithë nga Kumanova, për shkak se në objektin hotelerik në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Kumanovë fizikisht kanë rrahur disa persona dhe kanë dëmtuar inventarin e objektit”, kumtoi policia.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More