Rreth 70 punëtorë të dy Ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” protestuan edhe sot para Qeverisë

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – As moti me shi nuk i ndaloi rreth 70 punëtorë të dy ndërmarrjeve, ‘Florakom’ dhe ‘Luna’, që janë pjesë e Ndërmarrjes së Parqeve dhe Gjelbërimit, që të kërkojnë pagat e tyre.

Pas protestës së djeshme të punonjësve të Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim, paga e muajit gusht është paguar për këta punonjës por jo edhe për punonjësit e ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” të cilët kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor.

Në vend të pankartave ata sot mbanin ombrellat në duar në bulevardin e bllokuar të Ilindenit në Shkup. Përderisa shprehën pakënaqësinë e tyre duke gjithashtu theksuan se nuk do të tërhiqen derisa të marrin pagat e vonuara.

“Apelojmë që sa më shpejtë të paguhet paga e muajit gusht sepse nga dita e djeshme për fat të keq pasi nuk është paguar paga e muajit gusht, të punësuarit e këtyre dy ndërmarrjeve mbeten edhe pa sigurim shëndetësorë dhe sic e thash edhe më herët, nga këta të punësuar kemi edhe të sëmurë kronik dhe po ashtu edhe raste onkologjik etj”, tha Stojançe Kashikovski – Kryetarit të SUTKOZ-it.

Nga ndërmarrja deri tani nuk ka përgjigje se kur do të bëhet pagesa e pagave të muajit gusht për punonjësit e ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna”./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More