Rriten çmimet e cigareve në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 30 shtator – Që nga 29 shtatori, respektivisht prej dje, çmimet e cigareve në vend janë rritur për rreth 10 denarë për paketë, përcjell TV21. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistues me çmimin e mëparshëm, konsumatorët ende nuk ndjejnë plotësisht rritjen. Prodhuesit paralajmërojnë se në ditët në vijim konsumatorët do të nisin ta ndjejnë rritjen e çmimeve.

Rritja e çmimeve prek marka të njohura si Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans.

Ky ndryshim nuk është rezultat i rritjes së akcizës ose tatimeve shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve të prodhuesve. Analizat e tregut tregojnë se kjo lidhet me rritjen e kostove të prodhimit dhe logjistikës, si dhe me përshtatjen ndaj trendëve të çmimeve në rajon.

Për momentin, disa pika shitjeje ende ofrojnë paketa me çmim të vjetër, por ato pritet të mbarojnë së shpejti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More