Rritja e konsumit të energjisë, KEDS-i ankohet për mbingarkesë në rrjet

nga D. V.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje prej 18.5% gjatë tetorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

KEDS-i nëpërmjet një njoftimi vlerëson se arsyeja kryesore për këtë rritje është përdorimi masiv i energjisë elektrike për ngrohje, me rënien e temperaturave, njofton Dukagjini.

Kësisoj, në njoftim thuhet se kërkesa më e lartë sesa kapacitetet e rrjetit po shkakton mbingarkesa, sidomos në orët e ngarkesës së lartë.

Mes tjerash, KEDS-i u ka bërë apel qytetarëve për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi rrjet dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More