Sabri Aziri zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur emërimin e Sabri Azirit si zëdhënës i Shtabit Zgjedhor.

“Me kënaqësi të veçantë e bëj të ditur emërimin e z. Sabri Aziri si zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të Çairit. Sabriu është një figurë e dashur dhe e respektuar, i njohur për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e tij në çdo situatë. Jam i bindur se me aftësinë e tij për të komunikuar qartë dhe me profesionalizëm, ai do të përcjellë fuqishëm vizionin tonë politik për fitoren e 19 tetorit”, shkruan Mexhiti.

Sipas tij, prania e Azirit në shtab është garanci se çdo mesazh do të arrijë tek qytetarët me besueshmëri dhe respekt.

“Mirë se erdhe në ekipin fitues, Sabri!”, përfundon njoftimi i kandidatit të VLEN-it për Çair.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More