Analisti politik Sadri Ramabaja parashikon ndryshime të dukshme në përbërjen e Kuvendit nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sipas tij, pritet të rriten me nga katër deputetë secila.
Në Debat Plus, Ramabaja tha se VV-ja dhe PDK-ja do të përforcojnë pozitat e tyre, ndërsa LDK-ja pritet të humbasë dy deputetë.
Sipas Ramabajës, PDK në zgjedhjet e ardhshme do të rritet për 8 deputetë, ndërsa LVV për 4 deputetë.
Ai gjithashtu parashikon që pas zgjedhjeve do të krijohen dy blloqe kryesore politike, me PDK-në dhe LDK-në që mund të jenë blloku i djathtë dhe i qendrës, ndërsa VV-ja mund të vazhdojë të jetë forca kryesore.
