Salah flet për pensionimin, tregon deri kur mund të luajë

nga D. V.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah beson se mund ta vazhdojë karrierën e tij deri në moshën 40 vjeçare.

Salah e ka mbyllur një sezon të suksesshëm me Liverpoolin, duke fituar Ligën Premier dhe duke u zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit.

Përveç kësaj, ylli egjiptian ishte edhe golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit, duke treguar edhe një herë nivel të lartë të performancës.

“Do të ndalem së luajturi kur të ndiej se është koha e duhur”, ka thënë fillimisht Salah në një intervistë me mediumin egjiptian ON Sports.

“Nëse më kërkoni mendimin tim, mendoj se mund të luaj deri në moshën 39 ose 40 vjeçare, por do të largohem më herët nëse ndiej se dua të ndalem. Kam arritur shumë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More