Saliu: BDI, një model i dështuar qeverisjeje!

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se politika duhet të bëhet me argument dhe me respekt jo me fjalë të ulëta dhe arrogancë. Sipas saj, pas 22 viteve qeverisje të BDI-së, ajo ka mbetur një model i dështuar qeverisjeje i cili ka lënë gjurmë të thella në opinionin e gjërë, përcjell alfax.mk

Ja dhe postimi i plotë:

Besoj se politika duhet të bëhet me argumente dhe me respekt, jo me fjalë të ulëta dhe arrogancë. Pas 22 viteve qeverisje të ish-BDI-së, ajo që ka mbetur është një model i dështuar qeverisjeje, i cili ka lënë gjurmë të thella në opinionin e gjerë.

Gjithmonë kam dashur të ruaj vlerat njerëzore dhe të shfaq respekt për çdo kundërshtar politik që garon me ide dhe vlera, vlersoj se veprimet e tilla janë ato që lënë gjurmë te gjeneratat e reja, duke krijuar modele të politikës së mirëfilltë.

Megjithatë, përdorimi i gjuhës së ulët, krahasimet e politikanëve me kafshë apo të ngjajshme, janë jashtë çdo etike njerëzore e të cilat po I lexojm nëpër postime të aktivistëve të opozitës.

Por, ja disa fakte për “patriotët” që 22 vite qeverisje nuk iu mjaftuan për t’i zgjidhur problemet për të cilat sot shfaqen kaq të shqetësuar për shqiptarët:

Po e filloj prej qytetit tim, në zgjedhjet e fundit lokale në Gostivar ato të tetorit 2021, BDI detyroi aktivistë partiakë të uleshin me karrige para komunës dhe të shikonin në videobim “kupolat e krimit”. Pamje që ende nuk më hiqen nga kujtesa, ndërsa sot papritmas po të njejtit shfaqin dashuri të madhe për njëri-tjetrin.
2.Po ky subjekt politik, nga viti 2008 deri në dorëheqjen e Gruevskit në 2016, ishte në koalicion me VMRO-DPMNE gati 8 vite. E askush nuk mund të harrojë padrejtësitë që iu bënë shqiptarëve në atë periudhë, te mos ndalemi e të numërojm.

Sa i përket diasporës, në regjistrimin e vitit 2021, në kohën e qeverisjes së BDI-së, u futën për herë të parë etiketimet “rezident” dhe “jorezident”. Nga të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, 66.36% e popullsisë jorezidente ishin shqiptarë, treguesi i qartë i largimeve masive të shqiptarëve gjatë qeverisjes suaj.
Ka gjëra që nuk mbulohen dot duke u thirrur në simbole aq të shtrenjta të shqiptarëve si “Besëlidhja”. Sepse është e qartë, gjithçka që bëni, e bëni vetëm andej kah e shihni interesin tuaj politik sepse është e dukshme se qëndrimi në opozit është i papërballueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More