Shkup, 31 korrik – Gjithnjë derisa nuk jam i dënuar, nuk jam fajtor. Nuk ndjej kurfarë faji dhe duhet t’ua lëmë gjykatave të sjellin vendim dhe ta zhvillojnë procedurën, tha sot minsitri pa resor, i angazhuar për integrim dhe implementim të Strategjisë për inkluzion të romëve 2022-2030, Shaban Saliu, duke iu prëgjigjur pyetjeve të gazetarëve për atë nëse ndjen faj për rastin me zjarrin në diskotekën Puls në Koçan, për të cilin po zhvillohet hetim në të është i përfshirë edhe ai.
“Nuk është korrekte dhe nuk është e drejtë gazetarët të zhvillojnë procedurë gjyqësore, sepse ka një prezmpcion të përgjithshëm të pafajësisë”, theksoi Saliu para fillimit të ngjarjes me rastin e shënimit të Ditës memoriale të Holokaustit të romëve – 2 Gushtit.
Lidhur me atë se çka mendon kur thotë se gazetarët zhvillojnë procedurë gjyqësore, tha se nuk është korrekte dhe nuk është e drejtë gazetarët të fotografojnë targa të automobilit të tij zyrtar kur ka shkuar në gjykatë.
“Nuk isha në pushim, nuk isha askund, përkundrazi në kuadër të detyrave të mia, e kreva edhe atë, u paraqita”, theksoi Saliu.
Në pyetjen e gazetarëve përse me automobil zyrtar ka shkaur në gjykatë, tha se prej orës 8 deri në orën 17 është në punë dhe nuk ka qenë askund jashtë shtetit, por ka qenë në gjykatë.