Samiti i G2O – Ndërtimi i një bote të drejtë dhe planeti të qëndrueshëm

nga V.E.

Samiti i 19-të i G20-s me temën “Ndërtimi i një bote të drejtë dhe i një planeti të qëndrueshëm” nisi të hënën në Rio de Zhanejro të Brazilit.
I krijuar në vitin 1999, G20 i përbërë nga 19 vende dhe BE, Unioni Afrikan është një forum kryesor për bashkëpunimin ndërkombëtar mbi çështjet ekonomiko-financiare, duke zënë rreth 85% të prodhimit të përgjithshëm ekonomik dhe 2/3 e popullsisë globale.

Në fazën e dytë të Samitit të mbyllur të hënën, u miratua Deklarata e Liderëve të G20-të në Rio de Zhanejro.
Samiti u shoqërua me qëndrime të kundërta dhe nuk arriti konsensus për një sërë çështjesh.

Duke folur në këtë samit , presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina propozon tetë veprime për zhvillimin global të cilat konsistojnë në
ndërtimin përbashkët dhe cilësor i “Një brez, një rrugë “, konkretizimin e Nismës së Zhvillimit Global ,përkrahjen ndaj zhvillimit të Afrikës, po gjithashtu edhe përkrahjen ndaj bashkëpunimit ndërkombëtarnë zbutjen e varfërisë dhe sigurinë ushqimore.

Gjithashtu ai shtjelloi edhe disa drejtime të tjera me rëndësi që rrisin komunikimin dhe kanë ndikim pozitiv në Jugun Global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More