Sanksionohen 107 shoferë në Shkup

nga Xh M

Shkup, 6 prill – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 107 gjoba, dhjetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëmbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…

Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, thonë në MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More