Saraji po bëhet simbol i bashkimit politik shqiptarë dhe vizionit fitues!

nga Redaksia

Shkup, 18 gusht – Bashkë me kryetarin aktual Iljas Vejseli, deputetin e zonës Blerim Bexheti, ish-deputetin Arben Ziberi, kryetarët e degëve dhe aktivin politik të Aleancës Kombëtare për Integrim, u takuam për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin tonë për zgjedhjet lokale në Saraj. Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një vizion të përbashkët zhvillimor për komunën, duke i dhënë qytetarëve një ofertë serioze, të qëndrueshme dhe fituese, bënë të ditur Blerand Ramadani kandidat për kryetar komune në Saraj.

Sipas tij Saraji meriton unitet politik, projekte konkrete dhe udhëheqje që punon për interesin e qytetarëve. Me këtë frymë, ne po ndërtojmë një front të fortë dhe të bashkuar që do ta bëjë ndryshimin real në tetor.
Urime dhe suksese Senehat Murtezani për rolin e shefit të shtabit!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More