Shkup, 10 shtator – Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbajtën seancën e tyre të 134-të të rregullt, në të cilën morën disa vendime në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Anëtarë të KSHZ-së konfirmuan ndryshime në formularin, i njohur si Formulari numër 16, i cili thjeshtëson punën e Komisioneve Zgjedhore Komunale (KKZH) gjatë përmbledhjes së rezultateve në qendrat e votimit, ku plotësohen procesverbalet. Sipas anëtarëve të KSHZ-së, me Formularin 16-të mundësohet punë me efikase në Komisionet Zgjedhore Komunale.
Njëkohësisht përcaktuan dhe njëzëri votuan Udhëzim për përcaktimin e identitetit të votuesit, që, siç u tha, është përshtatur për zgjedhjet lokale, pranuan kërkesat e nëntë anëtarëve të KKZH-së për përjashtimin e tyre me shpjegim paraprak të kërkesave të paraqitura për përjashtim nga anëtarësimi në KZK dhe njëzëri mbi parimin e përzgjedhjes së rastësishme, zgjodhi nëntë anëtarë të rinj të komisioneve përkatëse zgjedhore.