Sekrecionet vaginale gjatë shtatzënisë – a janë ato shenjë e infeksionit?

nga Xh M

Shpeshherë shtatzënat ankohen se “kanë infeksion”. Thonë se kanë shumë sekrecione vaginale dhe kanë frikë se ky fakt paraqet rrezik për beben.

Të nderuara shtatzëna, gjatë muajve të shtatzënisë trupi juaj pëson shumë ndryshime. Një nga ndryshimet më të hershme janë sekrecionet vaginale. Është shumë e rëndësishme që ta dini se cilat janë ndryshimet normale dhe ta informoni mjekun kur ju duket se ndryshimet janë jonormale.

SI DUKEN SEKRECIONET VAGINALE NORMALE?

Ato janë të holla, të bardha, qumështore dhe pa erë. Kêto sekrecione quhen leukorrhea dhe nuk keni arsye që të brengoseni.

Nuk është se mund të bëni diçka për t’i bërë më të pakta sekrecionet vaginale (pêrveçse kur bëhet fjalë për infeksion i cili duhet tê mjekohet). Për t’u ndier më rehat mbani binde që i absorbojnë sekrecionet vaginale, por ASNJËHERË MOS VENDOSNI TAMPON!

Tash kur jeni shtatzënë:

1. Mos përdorni tampon, sepse mund t’i futni mikrobet në vaginë

2. Mos bëni shpêrlarje të vaginës dhe mos qitni deodorant intim, sepse kështu çrregullohet flora normale bakterore dhe i hapet rruga infeksionit.

3. Kur jeni në toalet shpêrlarjen e pjesëve intime bêni nga përpara-prapa.

4. Të brendshmet duhet t’i keni të pambukta dhe jo të ngushta.

KUR KONSIDEROHEN JONORMALE SEKRECIONET VAGINALE?

Nëse kanë ngjyrë të verdhë ose të gjelbërt, nëse kanë erë të rëndë dhe nëse shoqërohen me skuqje e kruarje. Një nga infeksionet më të shpeshta vaginale është kandidiaza. Përveç saj mund të shfaqen edhe infeksionet seksualisht të transmetueshme.

KURRË mos merrni vaginaleta për t’u vetmjekuar me mendimin se keni infeksion. Njoftoni mjekun nëse keni sekrecione me ngjyrë të verdhë ose të gjelbërt, nëse kanë erë të rëndë dhe nëse shoqërohen me skuqje dhe kruarje. Poashtu, njoftoni mjekun nëse keni gjakderdhje vaginale dhe nëse keni ngërqe ose dhimbje të barkut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More