Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ka mbërritur në Ukrainë për një vizitë zyrtare.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, njoftoi vizitën në Telegram dhe ndau një video të takimit të tyre në stacionin hekurudhor në Kiev, transmeton Telegrafi.
“Jam i kënaqur të mirëpres Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, në Ukrainë”, deklaroi Shmyhal.
Ai vuri në dukje se të dy palët do të koordinojnë çështjet kryesore përpara takimit të ardhshëm të formatit Ramstein në Londër, si dhe do të diskutojnë projekte të përbashkëta mbrojtëse.
“Ne po përgatisim vendime të rëndësishme dypalëshe që do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të të dy vendeve tona”, theksoi Shmyhal.
Shmyhal, u takua së fundmi me admiralin britanik Tony Radakin, shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, dhe shefin e Forcave Ajrore, marshallin Richard Knighton, për të diskutuar nevojat urgjente të Forcave Mbrojtëse të Ukrainës.