Sela: Në qeverisjen e VLEN-it, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua

nga D V

Shkup, 18 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se nën qeverisjen e VLEN-it shqiptarët nuk avansuan asnjë të drejtë, por përkundrazi u shkurtuan të drejtat që i kishin.

“Asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua me këtë qeverisje, përkundrazi na u shkurtuan të drejtat.

U largua balancuesi, u kontestua ligji për Gjuhën Shqipe dhe po të ishte për VLEN-in do ishte kry moti ajo punë, por Fronti reagoi dhe u parandalua ai vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Sot administratorët shqiptarë nuk ndihen të lirë siç ishin dikur, sot prindërit shqiptarë a ndihen të sigurtë në klinikat e Shkupit? Natyrisht se jo, sepse ka ndodh ndryshim për të keq në këtë qeverisje”, tha Sela në “Klan Debat”.

Sela shtoi se VLEN nëse ka konstatuar lëshime në ligjet që i shfuqizuan, duhej t’i korrigjonin, e jo të shfuqizonin ligje pa asnjë zgjidhje konkrete.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More