Shqipëria do të përballet me Serbinë me 11 tetor, në kuadër të kualifikuese të botërorit. Arbitër kryesor në këtë sfidë, do të jetë gjyqtari rumun István Kovács.
Kovács do të “vendosë drejtësi”, ndërsa asistent do jenë Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi. Gjyqtar i katërt është caktuar Horatiu Feșnic.
Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 8 pikë dhe synon një vend për në botëror. Serbët, deri më tani, kanë 7 pikë.