Serbia neonaziste e noefashiste -faktor destabilizues për rajonin

nga Redaksia

Dr. Sc. Salihe Salihu

Serbia me politikën e vet që nga rrënia e sistemit komunist po vazhdon të mbetet faktor destabilizues për gjithë rajonin duke nxitur e mobilizuar serbët kundër shqiptarëve të Kosovës. Qasja e kësaj politike është qasje e modelit millosheviqian duke u thirrur në emër gjoja për shpëtim e popullit serb nga disfatat që i ka pësuar. Në fakt  politika e Alexander Vuqiç është duke bërë përpjekje që të ruaj pushtetin e vet me mjetet destruktive, duke kërcënuar jo vetëm fqinjët por edhe instancat ndërkombëtare me paralajmërim kërcënues për një luftë globale.

Gjithë ky tërbim i kryepushtetarit serb vjen si pasojë e demaskimit të politikës së tyre dhe urdhërave për kryerjen e veprimeve gjenocidale gjatë viteve 1990-ta. Tani më, pas 30 vjetëve është  njohur botërisht fakti që Serbia në vitin 1995-të ka ushtruar gjenocid transparent kundër boshnjakëve në Srebenicë. Në të ardhmen e afërt, padyshim që drejtësia do të triumofoj, do të pranohet gjithashtu botërisht edhe  njohja e faktit që Serbia ka ushtruar gjenocid transparent mbi shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 1990-ta.

Në këtë vit u ngrit padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë për ushtrimin e gjenocidit transparent mbi shqiptarët në Kosovë gjatë vitit 1999-të. Padinë e në këtë Gjykatë e ka dorëzuar Kryetari i Lëvizjes Qyetare “Odgovor” në Serbi,  zotëri  Bogdan Bodanoviq.

Paraqitja e dëshmisë nga një shtetas serb, zotriut Bodanoviq, është apel për ndëshkim ndërkombëtar ndaj politikës gjenocidale të Serbisë gjatë viteve 1999-të, e  për të cilën fatkeqësisht ende po hesht Bashkësia Ndërkombëtare përkundër faktit që i ka në dispozicion faktet për gjenocidin serb në Kosovë.

Ndërkohë, Serbia ende po vazhdon në mënyrë kategorike të mohon kryrjen e veprimeve gjenocidale kundër shqiptarëve në Kosovë. Duke mohuar kryerjen e gjenocidit Serbia po tregon për vazhdimësinë e politikës gjenocidale sepse mohimi i gjenocidit është faza përfundimtare e kryerjes së gjenocidit. Të vetëdijshëm se mohimin i kryerjes së gjenocidit si fazë e fundit  e ushtrimit të gjenocidit sipas fazave të piramidës gjenocidale  shtrohet domosdoshmëria për  ndërprerjen e kësaj politike.

Ndërprerje e politikës gjenocidale serbe mund të arrihet vetëm përmes ndëshkimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe pranimit të faktit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që Serbia ka kryerer gjenocid në Kosovë.

Një hap në këtë drejtim është padia që Bodanoviq e ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përmes kësaj padie ofrohet mundësia për ti dhënë fund politikës gjenocidale serbe dhe ofrohet mundësia e reflektimit mbi të kaluarën e për ecjen drejt një politike reformuese. Reformi i politikës serb me qasje paqësore do të kontribonte krijimin e mundësive drejt një politike të pajtimit mes popujve dhe të stabilitetit në rajon. Në këtë kontekst Bodanoviq po shërben në të mirë jo vetëm të shqiptarëve por edhe të serbëve.

Me urgjencë duhet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtoj sa ma parë padinë e Bodanoviqit dhe të ndëshkoj kryerësit e krimeve gjenocidale dhe të paralajmëroj nxitësitë e kësaj politike për ndëshkime të ardhshme. Në të kundërtën do vazhdohet falsifikimi i fakteve historike nga institucionet më të larta të Serbisë e që mjerisht në mesin e tyre qëndron edhe vet Akademia e Shkencave dhe Artetve. Nga kjo Akademi po rehabilitohen e glorifikohen emrat e kriminelëve  çetnikëve, si përshembull Drazha Mihailoviqit. Ky institucion po servon tekste shkollore me histori të falsifikuar për nxënës serb me përmbajtje të ideologjive çetnike e neonaziste e neofashiste.

Si konsekuence e vazhdimësisë së  kësaj politike shihet qartë se e ardhmja e Serbisë është e infekutar dhe që gjeneratat e reja lehtësisht mund të mobilizohen për luftë duke u manipuluar nga historia e falsifikuar që ju servohet në tekste shkollore brezave të rinj. I vetmi mjet për ndërprerje të politikës gjenocidale serbe është ndëshkimi për ta detyruar Serbinë që të filloj me reformë të politikës paqësore. Nëse nuk ndërmirren masat e duhura  nga Bashkësia Ndërkombëtare atëherë Serbia me këtë  politikë është dhe mbetet faktor potencal për destabilizim të rajonit e më gjërë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More