Sergio Ramos ishte fytyrë tragjike në humbjen e ekipit të tij, Monterrey nga Toluca, 2:6.
Legjenda spanjolle e mori përsipër gjuajtjen e penalltisë në fillim të lojës derisa ekipi i tij ishte në avantazh, 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të kampionatit meksikan.
Ish-futbollisti i Sevillës, Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit u mundua të shënonte me stilin “Panenka” nga 11 metërshi, por gjuajtjen e tij lehtësisht e priti portieri i Toluca, Hugo Gonzalez, i cili “e lexoi” mendimin e ish-përfaqësuesit spanjoll.
Ky dështim i qendërmbrojtësit spanjoll i kushtoi shtrenjtë ekipit të tij Monterrey pasi vendësit më pas u rikthyen furishëm duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar bindshëm.
Kjo ishte një natë për t’u harruar për Ramosin dhe shokët e tij, pa dyshim.