Sezoni i ri, Xherdan Shaqiri ‘i vjetër’ – shpërthen me gola dhe ia siguron Baselit tri pikë

nga D. V.

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë protagonist absolut për Baselin, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Young Boys, në kuadër të javës së katërt të Superligës së Zvicrës.

Takimi i zhvilluar në “St. Jakob-Park” nisi me epërsi të hershme për mysafirët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17-të me golin e Darian Males, pas një asistimi të saktë nga Edimilson Fernandes.

Megjithatë, Baseli reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin në minutën e 39-të, kur Xherdan Shaqiri realizoi një gol spektakolar, pas një pasimi të zgjuar nga Dominik Schmid. Me këtë rezultat 1-1 u mbyllën 45 minutat e para.

Pjesa e dytë foli tërësisht për vendasit, që morën kontrollin e plotë të lojës. Në minutën e 58-të, gjyqtari akordoi një penallti për Baselin, vendim që nxiti reagim të ashpër nga Edimilson Fernandes, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas protestave të ashpra dhe përplasjes me lojtarët vendas.

Nga pika e bardhë, Shaqiri u tregua i saktë në minutën e 60-të, duke realizuar golin e dytë personal dhe duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Dominimi i Baselit u kurorëzua edhe me një gol të tretë, të shënuar nga Kevin Ruegg në minutën e 75-të, për rezultatin 3-1.

Fitoren e vendasve e vulosi Metinho (90+1′). për të mbyllur këtë ndeshje me triumf bindës dhe për tri pikë të reja.

Shaqiri, i cili sezonin e kaluar përfundoi si golashënuesi më i mirë në Superligë, vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer dhe mbetet lideri i padiskutueshëm i skuadrës së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More