ShA Mepso dhe ShA ESM punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë

nga Xh M

Shkup, 3 mars – Në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA MEPSO dhe ShA ESM harmonizuan strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit të prodhimit.

Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përpjekjet që po bëhen për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, stacioneve të reja të transformatorëve dhe aplikimin e teknologjive të avancuara që do të përmirësojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit elektroenergjetik.

Të dy kompanitë ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dinamizimin e aktiviteteve për realizimin e projekteve të planifikuara me të vetmin qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme në fushën e energjisë dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të sektorit energjetik në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More