Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka deklaruar për Syri TV se Qeveria “Kurti 3” nuk mund të formohet, pasi sipas tij, Albin Kurti nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend për ta krijuar kabinetin e ri.
Totaj ka theksuar se në këto rrethana, Kurti nuk duhet të marrë mandatin e tretë për kryeministër, duke shtuar se vendi ka nevojë për një qeveri të re me legjitimitet të plotë politik.
Seanca për formimin e qeverisë së re është parashikuar të mbahet të dielën në Kuvendin e Kosovës.
https://www.facebook.com/watch/?v=1589218249179968
