Xherdan Shaqiri ka gjetur golin e parë në sezonin 2025/26 në Superligën e Zvicrës.
Në derbin e javës së tretë, Baseli po përballet me Young Boysin në “St. Jakob Park”, me pjesën e parë që është mbyllur me rezultat 1-1.
Shaqiri realizoi në minutën e 39-të, pas një asistimi të bukur nga Dominik Schmid. Pas dy ndeshjeve pa gol, ylli kosovar me pasaportë zvicerane më në fund konkretizoi paraqitjet e mira.

Ai ishte lojtari më i mirë në fushë gjatë pjesës së parë, duke krijuar disa raste dhe duke udhëhequr skuadrën në sulm.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë, pasi të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores në këtë përballje të madhe.
Shaqiri është rikthyer te Baseli vitin e kaluar dhe sezonin e kaluar fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës me skuadrën ku filloi karrierën.
