Shaqiri thotë se bisedimet brenda koalicionit VLEN nuk mund të bëhen me ultimatume

nga Xh M

Shkup, 9 prill – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, Rijad Shaqiri thotë se bisedimet brenda koalicionit VLEN nuk mund të bëhen me ultimatume. Sipas tij mes liderëve të VLEN-it nuk ka përplasje e përçarje por thjeshtë prezantim të qëndrimeve.

Shaqiri thotë se brenda Kuvendit, për momentin nuk ka bisedime sa i përket zgjedhjeve lokale. Shaqiri tha se funksionimi i tyre tani për tani është në kuadër të VLEN-it ndërsa në të ardhmen, do të veprojnë ashtu siç do të vendosë kryesia e partisë.

“Bisedimet nuk bëhen me ultimatume prej një javë apo dy javë. Ne kemi dhënë një draft version i cili është në tavolinë për t’u shqyrtuar. Nuk ka asnjë përplasje. Është një paraqitje e qëndrimeve do të thotë nga ana e liderëve dhe nuk ka përplasje. Këtu ka mendime ndryshe, çdokush mendon për subjektin e vet politik, gjë që është e natyrshme mirëpo nuk ka përplasje kurrfarë. Vazhdojmë bisedimet, të shohim. A keni koordinime edhe me deputetët apo me përfaqësuesit e BDI-së? Koordinime ne kemi me të gjithë deputetët që janë pjesë e Parlamentit, me deputetë shqiptarë për të mirën e shqiptarëve. Ndërsa për zgjedhjet lokale nuk kemi ndonjë bisedim me BDI-në, për momentin!”, tha Rijat Shaqiri – deputet i ASH/VLEN./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More