Shefi i PR-it i Bajram Rexhepit në takim me kandidaten e Levicës në Tetovë

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Udhëheqësi i fushatës të kandidatit të BDI-së Bajram Rexhepi në Tetovë, Ardi Ismaili, është kapur në një takim të fshehtë me kandidaten e Levicës për Tetovën, Katka Bozhinovska.

Takimi është zhvilluar pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në një kafene në lagjet maqedonase.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion, BDI-ja kërkon dëshpërimisht përkrahjen e Levicës kundër Bilall Kasamit, i cili doli me 4.000 vota para në zgjedhjet e 19 tetorit. Apasievit i ka ofruar shumë pushtet në Tetovë, disa drejtori dhe punësime të anëtarëve të Levicës në komunë.

Levica njihet për qëndrimet e saj antishqiptare, kundër Kosovës, kundër NATO-s dhe kundër xhamive.(fol.mk)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More